Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës 3 vjeç, vijojnë kërkimet për trupin e nënës

Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës së tretë, djalit 3 vjeç në ujërat e lumit Buna, ndërsa ende vijojnë kërkimet për trupin e nënës, Alma Arrazi. Bëhet me dije se trupi i të miturit u gjet rreth 1 kilometër larg vendit ku një ditë më parë (6 maj) polumbarët gjetën trupin e motrës së tij 8 vjeçe. Të dielën u gjet edhe trupi i pajetë i motrës së tyre të madhe 9 vjeçe.

39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt sëbashku me 3 fëmijët në lumin Buna, ndërsa ende vijojnë kërkimet për trupin e saj.  

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik, teksa Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, Erdgy Arrazin. 

Sipas Prokurorisë së Shkodrës, Erdgys Arrazi ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj dhe duke e çuar atë drejtë vetëvrasjes.

Ai pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa në deklarimet në Polici ai ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe të jetë bërë shkak për vendimin e saj tragjik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.