Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës së tretë, djalit 3 vjeç në ujërat e lumit Buna, ndërsa ende vijojnë kërkimet për trupin e nënës, Alma Arrazi. Bëhet me dije se trupi i të miturit u gjet rreth 1 kilometër larg vendit ku një ditë më parë (6 maj) polumbarët gjetën trupin e motrës së tij 8 vjeçe. Të dielën u gjet edhe trupi i pajetë i motrës së tyre të madhe 9 vjeçe.
39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt sëbashku me 3 fëmijët në lumin Buna, ndërsa ende vijojnë kërkimet për trupin e saj.
Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik, teksa Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, Erdgy Arrazin.
Sipas Prokurorisë së Shkodrës, Erdgys Arrazi ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj dhe duke e çuar atë drejtë vetëvrasjes.
Ai pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa në deklarimet në Polici ai ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe të jetë bërë shkak për vendimin e saj tragjik.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.