Tragjedia në Shkodër – Nëna me tre fëmijët prehen në qytete të ndryshme, bashkëshorti kërkon leje
39-vjeçarja Alma Arrazi dhe dy fëmijët e saj të mitur do të përcillen sot për në banesën e fundit, ndërsa trupat e tyre do të prehen në vende të ndryshme. Alma Arrazi do të prehet pranë të ëmës në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa fëmijët e saj në Shkodër, aty ku është varrosur edhe motra e tyre më e madhe.
Erdgys Arrazi ka marrë leje për të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve, ndërsa nuk ishte i pranishëm në funeralin e vajzës 9-vjeçare, e cila u përcoll për në banesën e fundit më 6 maj. Pavarësisht se Prokuroria i dha leje të merrte pjesë në varrim, dalja nga qelia nuk iu lejua nga Policia e Shkodrës.
Arrazi ndodhet në burg i akuzuar për “shkaktim të vetëvrasjes” për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, Alma Arrazi. Në deklarimet në Polici ai ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe të jetë bërë shkak për vendimin e saj tragjik.
39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj, veprim i marrë në gjendje të rënduar psikologjike. Trupi i saj i pajetë u gjet ditën e djeshme (7 maj), sëbashku me trupin djalit 3 vjeç, pas 3 ditësh kërkime. Më 6 maj u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçe, ndërsa trupi i vajzës 9 vjeçe u gjet më 5 maj nga një peshkatar i zonës. Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik, teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.