Categories: AktualitetLajme

Tragjedia në Shkodër – Nëna me tre fëmijët prehen në qytete të ndryshme, bashkëshorti kërkon leje

39-vjeçarja Alma Arrazi dhe dy fëmijët e saj të mitur do të përcillen sot për në banesën e fundit, ndërsa trupat e tyre do të prehen në vende të ndryshme. Alma Arrazi do të prehet pranë të ëmës në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa fëmijët e saj në Shkodër, aty ku është varrosur edhe motra e tyre më e madhe.

Erdgys Arrazi ka marrë leje për të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve, ndërsa nuk ishte i pranishëm në funeralin e vajzës 9-vjeçare, e cila u përcoll për në banesën e fundit më 6 maj. Pavarësisht se Prokuroria i dha leje të merrte pjesë në varrim, dalja nga qelia nuk iu lejua nga Policia e Shkodrës.

Arrazi ndodhet në burg i akuzuar për “shkaktim të vetëvrasjes” për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, Alma Arrazi. Në deklarimet në Polici ai ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe të jetë bërë shkak për vendimin e saj tragjik. 

39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj, veprim i marrë në gjendje të rënduar psikologjike.  Trupi i saj i pajetë u gjet ditën e djeshme (7 maj), sëbashku me trupin djalit 3 vjeç, pas 3 ditësh kërkime. Më 6 maj u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçe, ndërsa trupi i vajzës 9 vjeçe u gjet më 5 maj nga një peshkatar i zonës. Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik, teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

7 Marsi në Këshillin e Qarkut – Kryetari Edmond Ndou pret mësues arti dhe artistë të spikatur të Shkodrës

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…

1 day ago

Abissnet Superiore në RTSH: Kampionati rikthehet të hënën, spikat klasikja Tirana-Vllaznia

Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…

1 day ago

7 mars 1887, hapet shkolla e parë shqipe. Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri

7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…

1 day ago

SHBA pritet të mbyllë një duzinë misionesh diplomatike në mbarë botën

Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…

1 day ago

7 Marsi – Ndahen çmimet për arsimtarët, Rama: Ambicia jonë, të rritim pagën e mësuesve

Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…

1 day ago

Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën, mbështetja për ju prioritet

Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…

1 day ago

This website uses cookies.