Tragjedia në Shkodër, Policia: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se janë vetëmbytur, shkak dhuna në familje. Arrestohet babai

Dhuna në familje dyshohet të jetë bërë shkak i ngjarjes tragjike në Shkodër, ku nëna dhe 3 fëmijët, sipas Policisë, janë vetëmbytur në lumin Buna. Policia bën me dije se ka vënë në pranga 31-vjeçarin Ergys Arrazi, i cili dyshohet se dhunonte sistematikisht bashkëshorten, 39-vjeçaren Alma Arrazi dhe fëmijët, duke u bërë shkak që ata të ndërmerrnin aktin e rëndë.

Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i njërit nga fëmijët, i vajzës 9 vjeçe, teksa polumbarët vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe të dy fëmijëve të tjerë të moshës 8 dhe 3 vjeç.  

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë  vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve. Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

39-vjeçarja dhe 3 fëmijët rezultonin të zhdukur prej tre ditësh, teksa ka qenë vetë bashkëshorti që ka bërë kallëzim në polici më 3 maj se ata ishin larguar nga banesa. Ndërkohë, 31-vjeçari Arrazi rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotik.

Bazuar në hetimet e kryera deri më tani, policia deklaron se dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, që mund t’i ketë çuar ata drejt vetëvrasje.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…

13 hours ago

PS mbyll fushatën në Shkodër  /  Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…

14 hours ago

Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…

14 hours ago

Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…

14 hours ago

Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…

14 hours ago

Boçi: Rama është i pashpresë / Drejtuesi politik i PD- së: Po kërkon edhe njëherë t’i imponohet Shkodrës

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër  t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…

14 hours ago