Tragjedia në Shkodër, psikoterapisti: Dhuna është sjellje e mësuar. Gratë të mos e tolerojnë, por të kërkojnë ndihmë

SHKODRA

SHKODRA

Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 39-vjeccarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt sëbashku me tre fëmijët si shkak i dhunës nga bashkëshorti, ka tronditur opinionin publik, duke nxjerrë në pah një sërë problemesh në shoqërinë tonë.

Në studion e RTSH 24, psikoterapisti Bledar Zeneli analizoi sjelljet e dhunshme, teksa tha se fatkeqësisht ka një rritje shqetësuese të menaxhimit të zemërimit që më pas përshkallëzohet. Ai i bëri thirrje grave që të mos e tolerojnë dhunën, por të kërkojnë ndihmë.

Është parë një rritje shqetësuese të menaxhimit të sjelljes apo të zemërimit që përshkallëzohet në dhunë, jo vetëm brenda familjeve, por edhe në shkolla. Dhuna është sjellje e mësuar. Është sjellje që një individ vendos të përdorë për t’i bërë me dije një personi tjetër gjendjen e tij emocionale. Ndaj duhet bërë një ndërgjegjësim i shoqërisë sonë. Mund t’i shprehim shqetësimet tona, është mëse e pranuar të kesh një mendim ndryshe, por të imponuarit e mendimit ndërmjet dhunës duhet ndëshkuar. Është thirrje për gratë të mos tolerojnë dhunë, të kërkojnë ndihmë! Ngatërrohet disiplinimi me ndëshkimin”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.