Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 39-vjeccarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt sëbashku me tre fëmijët si shkak i dhunës nga bashkëshorti, ka tronditur opinionin publik, duke nxjerrë në pah një sërë problemesh në shoqërinë tonë.
Në studion e RTSH 24, psikoterapisti Bledar Zeneli analizoi sjelljet e dhunshme, teksa tha se fatkeqësisht ka një rritje shqetësuese të menaxhimit të zemërimit që më pas përshkallëzohet. Ai i bëri thirrje grave që të mos e tolerojnë dhunën, por të kërkojnë ndihmë.
“Është parë një rritje shqetësuese të menaxhimit të sjelljes apo të zemërimit që përshkallëzohet në dhunë, jo vetëm brenda familjeve, por edhe në shkolla. Dhuna është sjellje e mësuar. Është sjellje që një individ vendos të përdorë për t’i bërë me dije një personi tjetër gjendjen e tij emocionale. Ndaj duhet bërë një ndërgjegjësim i shoqërisë sonë. Mund t’i shprehim shqetësimet tona, është mëse e pranuar të kesh një mendim ndryshe, por të imponuarit e mendimit ndërmjet dhunës duhet ndëshkuar. Është thirrje për gratë të mos tolerojnë dhunë, të kërkojnë ndihmë! Ngatërrohet disiplinimi me ndëshkimin”, u shpreh ai.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.