Tragjedia në Shkodër, u vetëmbyt bashkë me fëmijët në lumin Buna, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit
Polumbarët e forcave RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 39-vjeçares Alma Arrazi, e cila u vetëmbyt në lumin Buna sëbashku me 3 fëmijët e saj të mitur.
Pak më herët gjatë ditës së sotme (7 maj), polumbarët gjetën edhe trupin e pajetë të djalit të saj 3 vjeç, vetëm 1 kilometër larg vendit ku një ditë më parë (6 maj) polumbarët gjetën trupin e motrës së tij 8 vjeçe. Të dielën (5 maj) u gjet edhe trupi i pajetë i motrës së tyre të madhe 9 vjeçe.