Tragjike në Malësi të Madhe, 39-vjeçarin e zë shkëmbi duke prerë dru, humb jetën
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe në mënyrë aksidentale.
Shtetasi Mondi Makaj,39 vjeç ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa është dëmtuar me motorsekë në mal duke prerë dru.
Ndërkohë, një tjetër person që ndodhej me të për fat të mirë ka shpëtuar.
Viktima nuk ka arritur që të përballojë plagët e rënda në trup. Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj ku të dy shokët kishin dalë për të prerë dru.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.
-Ndërkohë po mbrëmë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në qendër të qytetit të Shkodrës, ku është gjetur e pajetë shtetasja 58 vjeçe, banuese në Malajzi.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja ka pësuar një arrest kardiak.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.