Trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U-21
Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.
Ndeshja e cila u ndërpre më datë 21 nëntor 2023 për shkak të kushteve atmosferike do të luhet më 7 qershor dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.
Gjithashtu është arritur dakortësia që Shqipëria U-21 të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit. 13-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.
Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të nisë që sot grumbullimin në Durrës aty ku fillimisht kuqezinjtë do të përgatiten në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21: