Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.
Ndeshja e cila u ndërpre më datë 21 nëntor 2023 për shkak të kushteve atmosferike do të luhet më 7 qershor dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.
Gjithashtu është arritur dakortësia që Shqipëria U-21 të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit. 13-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.
Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të nisë që sot grumbullimin në Durrës aty ku fillimisht kuqezinjtë do të përgatiten në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.