Trajneri i ri i ekipit të parë të Vllaznisë do të jetë Qatip Osmani!
Klubi i Futbollit Vllaznia dëshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit të parë të Vllaznisë do të jetë z. Qatip Osmani. Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkëndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe. Bashkë me të, në stafin e Vllaznisë do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendëstrajnerit.
Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi!