Categories: LajmeSportFutboll

Trajneri i Sllovenisë: Shqipëria nuk mund të nënvlerësohet

Ndonëse është në grupin më të vështirë të mundshëm në Kampionatin Evropian të futbollit, Shqipëria nuk mund të nënvlerësohet. Kështu ka thënë trajneri i Sllovenisë, Matjazh Kek, i cili ka udhëhequr përfaqësuesen e tij drejt Evropianit që mbahet verën e ardhshme në Gjermani. Në intervistat dhënë për mediat kroate lidhur me shortin e së shtunës së kaluar dhe për Evropianin, trajneri ka folur vazhdimisht me shumë respekt për kuqezinjtë, të cilët ndodhen në Grupin B të “Euro 2024”-ës me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

“Nëse duhet të brengoset dikush në këtë grup, atëherë është dikush tjetër dhe jo Kroacia, që është e dyta dhe e treta në botë dhe finaliste e Ligës së Kombeve”, – ka deklaruar ai për faqen kroate, “net.hr”, duke vijuar: “Qartë se nuk është grupi më i lehtë për Kroacinë. Luani ndaj Spanjës e Italisë dhe kjo është motivuese për lojtarët. Por një gjë dua ta theksoj veçanërisht, që Shqipëria kurrsesi nuk mund të nënvlerësohet. Shqipëria në grupin e saj ishte e para. Shqiptarët janë klientë jashtëzakonisht të papërshtatshëm.”

Në një intervistë tjetër, trajneri slloven ka theksuar se Kroacia do ta ketë më vështirë ndaj Shqipërisë se ndaj Spanjës dhe Italisë, “kampione” në fuqi të Evropës. “Teksa Kroacia ka patur rezultate të shkëlqyera, italianët nuk ishin në dy Botërorë radhazi”, – ka thënë Matjazh Kek për faqen tjetër kroate, “index.hr”. “Sigurisht që Kroacia më lehtë do të futet në luftë me Italinë se me ndonjë ekip që nuk vlerësohet aq lart, por që është e rrezikshme.

Jam i bindur që kroatët më vështirë do ta kenë me Shqipërinë, që e ka fituar grupin, se ndaj Spanjës apo Italisë”, – ka thënë ndër të tjera trajneri i Sllovenisë. Si Shqipëria, ashtu edhe Sllovenia, marrin pjesë për herë të dytë në fazën finale të një Evropiani, me kuqezinjtë që rikthehen pas 8 vitesh, ndërsa skuadra e Kekut pas plot 24 vitesh.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

23 hours ago

This website uses cookies.