Trajneri Osmani e nis me barazim / Vllaznia- Erzeni ndahet në “paqe”, asnjë ndryshim për mirë në kampin kuqeblu
Vllaznia-Erzeni, takim ky i luajtur mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ishte ndeshja e fundit e dueleve të javës së 11-të për kategorinë Superiore. Ndonëse kishte vetëm dy ditë në krye të skuadrës kuqeblu, tifozëria shkodrane priste një reagim për mirë të Vllaznisë në këtë ndeshje. Dhe, goli i shënuar me penallti në minutën e 28-të nga kapiteni Balaj dha një farë shprese në këtë drejtim. Por, vazhdimësia e ndeshjes tregoi të kundërtën. Miqtë nga Shijaku, jo vetëm që barazuan me meritë me autor Zeken në minutën e 67-të, por e vunë në vështirësi serioze Vllazninë në minutat e fundit të ndeshjes. Gjithësesi, barazimi 1 me 1 në mbyllje të ndeshjes u konsiderua i drejtë.
E parë në tërësi, 90-të minutëshi i djeshëm përballë Erzenit, nuk tregoi asnjë ndryshim në radhët e kuqebluve. Debutimi me barazim i trajnerit të ri Osmani, nuk ishte i kënaqshëm për të. Gjithësesi, duhet pritur se si do të jetë vazhdimësia e Vllaznisë nën drejtimin e dyshes shqiptaro-maqedonase, Qatip Osmani-Bashkim Livoreta.