Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Fillimisht, ambasadori Tarran i uroi Prodas, suksese në detyrën e rëndësishme, si dhe e vlerësoi si mjaft të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit, në të gjitha fushat, si për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin e Policisë Kriminale, ashtu edhe për strukturat e luftës kundër krimeve kibernetike dhe trafiqeve të paligjshme.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohu ambasadorin, me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në trajnimin e pritshëm të Policisë, për zgjedhjet.
“Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligj-zbatuese brenda dhe jashtë vendit.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ndër vite.
Më tej, Proda dhe Tarran theksuan rëndësinë e forcimit të këtij bashkëpunimi, si dhe të asistencës e mbështetjes nga ana e OSBE-së për Policinë e Shtetit.
Ambasadori Tarran e siguroi Drejtorin e Përgjithshëm se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e nevojave dhe e kërkesave të Policisë në rrugën e saj drejt fuqizimit.
Ambasadori Tarran ka theksuar se ngritja dhe funksionimi i Këshillave të Sigurisë Vendore në të gjithë vendin është domosdoshmëri dhe modeli që funksionon në Elbasan duhet të jetë busull orientimi edhe për qarqet e tjera.
Ambasadori e ka falënderuar Drejtor Prodën, për mbështetjen e kësaj nisme dhe për kontributin e tij kur ishte Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për ngritjen e këshillave të sigurisë.
Në përfundim të takimit, Drejtor Proda e ka garantuar ambasadorin se Policia është e baraslarguar nga subjektet politike dhe vlerësimin e fituar nga proceset zgjedhore të kaluara jo vetëm do ta ruajë, por do ta konsolidojë më tej.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shfuqizimin e vendimit të…
Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës,…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…
Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…
403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…
This website uses cookies.