Trajnimi profesional, 16 mijë mësues do të përfitojnë njohuri në gjuhën shqipe

Mësues nga i gjithë vendi po i nënshtrohen nga muaji Mars i këtij vitit Programit Kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve. Ky trajnim, për arsimtaret e Tiranës, ka nisur para dy ditësh dhe po mbështetet me trajnime të specializuara në matematikë, shkencë dhe arsim fillor nga stafi i Universitetit të Tiranës

Tirana është Universiteti i shtatë që i është bashkuar nismës. Tirana përfshinë rreth 5 mijë mësues pasi është edhe rajoni i Dibrës dhe Burrelit. Është një paketë trajnimi e konceptuar në bashkëpunim me pedagogët e Universiteteve që formojnë mësues, pasi do të synojë edhe zbatimin e aftësive digjitale.  Do të përdoret më shumë teknologji për t’i bërë orët më praktike, më të zbatueshme përmes përdorimit të platformave që janë falas në matematikë dhe gjuhë shqipe

Trajnimet zhvillohen gjatë fundjavës dhe është parashikuar një numër i caktuar orësh për secilin mësues.

Një mësues do të duhet ët trajnohet jo më shumë se 3 ditë. Trajnimi është falas dhe çdo mësues do të pajiset me certifikatën ku i njihen kreditet”.

Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, për t’u pasuar më pas nga Tirana, Dibra dhe Bulqiza. Synimi është trajnimi i mbi 16,000 mësuesve në vend, duke i pajisur ata me njohuri të zhvillimit profesional cilësor të orientuar drejt praktikës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.