Trajtimi i plastikës në dete, Kina fiton çmimin mjedisor të OKB-së

60d33be19e534b899cfbaf9c9cc079ab

60d33be19e534b899cfbaf9c9cc079ab

Programi i Kinës për përpunimin e mbetjeve plastike detare, i bazuar në bashkëpunimin midis më shumë se 6 000 individëve dhe mbi 200 ndërmarrjeve në provincën lindore Zhejiang, fitoi Çmimin e OKB-së “Kampionët e Tokës” për vitin 2023. 

Programi kinez, i quajtur “Rrethi blu”, përfshin teknologji digjitale si interneti i gjërave e zinxhiri i blloqeve, dhe gjurmon procesin e riciklimit dhe riprodhimit të plastikës detare. Ai sjell përfitime për peshkatarët pjesëmarrës, ndërkohë që ul në mënyrë efektive ndotjen në ujërat bregdetare.

Mbetjet plastike kërcënojnë speciet dhe ekosistemet detare në të gjithë botën, pasi është e vështirë të mblidhen, riciklohen dhe riprodhohen, ndërsa asgjësimi është shumë i kushtueshëm.

Në qytetet bregdetare në Zhejiang janë ngritur mbi 80 pika për trajtimin e mbeturinave detare, që bëjnë riciklimin dhe klasifikimin e mbetjeve plastike detare.

Sipas projektit “Rrethi blu”, është krijuar edhe një fond për të siguruar që fitimet nga shitja e produkteve të bëra nga plastika e ricikluar të merren prej atyre që grumbullojnë mbetjet. Që nga fillimi i projektit, më shumë se 61 600 veta kanë marrë pjesë dhe janë mbledhur gjithsej rreth 10 936 tonë mbeturina detare, duke përfshirë rreth 2 254 tonë mbetje plastike.

Një raport i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), i publikuar në vitin 2021 paralajmëroi që, nëse nuk veprohet, sasia e mbetjeve plastike që derdhen në zonat detare pothuajse do të trefishohet deri në vitin 2040, me një shtesë prej 23-37 milionë tonë mbetjesh plastike në oqean çdo vit, barasvlerëse me 50 kilogramë mbetje plastike për çdo metër të vijës bregdetare në botë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.