Miliona qytetarë amerikanë drejtohen këtë të martë (5 nëntor) drejt qendrave të votimit, për të zgjedhur Presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në garë për postin që gjerësisht shihet si më i fuqishmi në botë janë ish presidenti republikan Donald Tramp (Trump) dhe zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris. Hapja e qendrave të votimit ndryshon nga shteti në shtet por përgjithësisht hapja e tyre nis nga ora 06:00-07:00 e mëngjesit, dhe mbyllja fillon rreth orës 19:00 me orën lokale të çdo shteti. Janë rreth 186.5 milionë amerikanë të cilët kanë të drejtë të votojnë, por votimet kanë kohë që kanë nisur, pasi shumë shtete zgjedhësve iu ofrojnë mundësinë për të votuar më herët se data zyrtare e presidencialeve.
Më shumë se 78 milionë zgjedhës të regjistruar raportohet të kenë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar më herët. Ai që fiton numrin më të madh të votave të zgjedhësve nuk është domosdoshmërisht fituesi i presidencialeve, pasi në lojë janë edhe kolegjet zgjedhore të cilët në total përbëjnë 538 vota, nga të cilat që një kandidat të fitojë zgjedhjet duhet të marrë të paktën 270 prej tyre. Shteti me numrin më të madh të votave të kolegjeve zgjedhore dhe ekzaktësisht 54 është Kalifornia për shkak të popullsisë së madhe, ndërsa shtete me popullsi të vogël si Alaska apo Dakota e Veriut kanë të paktën tre vota të tilla. Megjithatë kushdo nga dy kandidatët të fitojë, rezultati i zgjedhjeve do të jetë historik.
Nëse Kamala Harris fiton, do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë jo vetëm si e para grua presidente, por edhe si e para grua me ngjyrë dhe si e para aziatoke-amerikane në krye të Shtëpisë së Bardhë. Dhe nëse Donald Tramp fiton, ai do të bëhet i pari president që nga shekulli i 19-të që fiton presidencialet pasi i ka humbur një garë për t’u rizgjedhur, si dhe i pari i një partie madhore i dënuar penalisht. Shtetet e fushëbetejës së Arizonës, Xhorxhias, Miçiganit, Nevadës, Karolinës së Veriut, Pensilvanisë dhe Wisconsinit pritet të jenë thelbësore në rrugën e tyre drejt fitores.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.