Tramp: Do rikthej ëndrrën amerikane. Reagon Harris: Poshtërues dhe përçarës

Ndërsa na ndajnë edhe tetë ditë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati republikan Donald Tramp (Trump) ka mbajtur fjalimin përmbyllës të fushatës në Nju-Jork.

Në fjalën e tij, Tramp premtoi se do të “rikthejë ëndrrën amerikane”, duke ulur taksat dhe energjinë.

Megjithatë, komentet nga mbështetësit e tij kanë tërhequr kritika, duke përfshirë komedianin Toni Hinçklif (Tony Hinchcliffe), i cili e cilësoi Porto-Rikon një “ishull lundrues mbeturinash”.

Fushata e Trampit tha se komenti “nuk pasqyron” pikëpamjet e kandidatëve republikanë. Të dyja kampet po përpiqen të fitojnë përkrahjen e votuesve latinë.

Nga ana tjetër, kandidatja demokrate Kamala Harris e zhvilloi fushatën në Pensilvani, një nga shtetet kryesore si për demokratët ashtu edhe për republikanët.

Ajo sulmoi kundërshtarin e saj Tramp, duke theksuar se deklaratat e tij në Nju-Jork ishin përçarëse dhe poshtëruese.

Harris shënjestroi mesazhin e saj tek të ashtuquajturit votues të Gjeneratës Z , duke pranuar se disa të rinj janë “të paduruar për ndryshim”.

Pothuajse 42 milionë amerikanë kanë votuar tashmë përpara ditës së votimit më 5 nëntor, ndërsa Presidenti Xho Bajden (Joe Biden) do të votojë këtë të hënë (28 tetor).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.