Categories: BotaLajme

Tramp fiton mbështetjen partiake në Ajoa, i hapet rruga për garën e presidencës

Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp (o. Trump) ka dalë i pari nga mbështetja partiake në shtetin e Ajoas, duke u konfirmuar si kandidati republikan që do të tentojë edhe një herë për t’u ulur në karrigen e kryeshtetarit të SHBA-së.

Fitorja e tij ishte e pastër kundrejt dy rivalëve kryesorë: guvernatori i Floridës Ron DeSantis rezultoi i dyti me vota, ndërsa e treta doli ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, Niki Heili (o. Nikki Haley).

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Tramp u përpoq të jetë pajtues, duke vënë theksin te bashkimi i kombit amerikan.

Ndërsa z. DeSantis tha se kundërshtari Tramp u tregua tejet agresiv përpara garës. “Nuk na la gjë pa thënë,” u shpreh guvernatori amerikan.

Mediet amerikane raportuan se nga 40 delegatë me të drejtë vote, 16 u fituan nga ish-presidenti Tramp dhe katër delegatë u rreshtuan krah znj. Heilit dhe z. DeSantis.

Ish-kreu i shtetit synon të rivalizojë presidentin Xho Bajden për karrigen më të lartë të shtetit, i cili reagoi menjëherë pas shpalljes së rezultatit.

Zgjedhja do të ishte gjithmonë mes jush dhe meje kundër republikanëve ekstremistë. Kështu ka qenë dje dhe kjo do të jetë e vërteta edhe nesër,” shkroi presidenti Bajden në rrjetin “X”, duke apeluar mbështetësit që të financojnë fushatën tij.

Përballë z. Tramp gjenden sfida si brenda radhëve të partisë, edhe beteja ligjore.

Ish-presidenti republikan akuzohet për rolin që luajti në rebelimin e 6 janarit 2021 në Kapitol, dyshohet se ndërhyri për të manipuluar votat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij, pa leje. /Euronews

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

12 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

12 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

12 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

13 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

13 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

13 hours ago

This website uses cookies.