Ish-presidenti Donald Tramp ka thënë se nëse rizgjidhet president në muajin nëntor, princi Herri i Britanisë së Madhe nuk do të gëzojë privilegje të veçanta, madje mund të dëbohet nga SHBA-ja nëse ka shkelur rregullat.
Deklarata u bë gjatë një interviste televizive, ku ish-kreu i shtetit 77-vjeçar u pyet rreth librit të princit, ku ka pranuar se më i ri kishte përdorur lëndë narkotike, si kokainë, kanabis dhe kërpudha psikedelike.
Sipas ligjit amerikan, përdorimi i drogës është arsye për refuzimin e aplikimit për vizë në SHBA, ku princi Herri jeton që prej vitit 2020.
“Do e shohim nëse dinë diçka rreth drogës dhe nëse ka gënjyer do të duhet të ndërmarrin veprimet e duhura. Këtë mund ta kishin ditur kohë më parë,” u shpreh z. Tramp.
Edhe më herët, ish-presidenti republikan ka thënë se “nuk do e mbronte” princin Herri, sepse “tradhtoi mbretëreshën [Elizabeta]” dhe po të rizgjidhet kryetar shteti Herri “do e ketë fatin në dorën e tij”.
Duka i Saseksit ka pranuar se ka qenë përdorues i kokainës dhe i marijuanës, dhe se kanabisi e ndihmonte të kalonte traumën e vdekjes së nënës së tij, Ledi Dianën. /DM
Në muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…
Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…
Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…
Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…
Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
This website uses cookies.