TransDinarica, e para rrugë çiklizmi që lidh shtetet e Ballkanit

di 1

di 1

Eksplorimi i pjesës shqiptare të TransDinarica – e para rrugë çiklizmi që lidh shtetet e Ballkanit, sapo ka nisur.

Me mbështetjen e GIZ Albania, skuadra sllovene nga instituti Visit GoodPlace, të cilët janë edhe ideatorët e këtij produkti, këtë javë filloi nga puna mbi segmentin që do të kalojë nëpër Shqipëri.

TransDinarica, pritet të jetë gati në 2024 dhe të ofrojë një larmishmëri peisazhesh, nga rrugët e shtruara në ato të çakullit që lidhin fshatrat e largët me monumentet kulture, parqet natyrore, apo kuzhinën lokale.

Jan Klavora, menaxher i këtij projekti, shprehet se është i magjepsur nga Shqipëria që prej momentit të parë, duke theksuar se synimi kryesor i këtij itinerari çiklistik, është që të afrojë njerëzit, kulturat dhe traditat përtej kufijve dhe pret me padurim rrugëtimin në ditët në vijim.

Ndërkohë Via Dinarica është një shteg 1930 km që lidh nga veriu në jug, vendet e Ballkanit Perëndimor. Arteria kryesore e rrjetit, e njohur ndryshe edhe si Shtegu i Bardhë, kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe lidh majat përgjatë Alpeve Dinarike dhe maleve të Sharrit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.