Lajme

Transferimi i të burgosurve shqiptarë, Manja pret ambasadorin britanik: Angazhohemi për reforma të qëndrueshme

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pritur ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nick Abbot në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës.

Duke iu referuar këtij takimi, Manja bën të ditur se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe mbetet thelbësor në fushat me interes të përbashkët “si transferimi i të dënuarve investimet në sistemin penitenciar dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve tona njerëzore”.

Manja shton se Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht për reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe sistemin penitenciar.

I urova mirëseardhjen ambasadorit të ri të Britanisë së Madhe, Nick Abbot, në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës. Bashkëpunimi ynë mbetet i fuqishëm në fushat me interes të përbashkët si transferimi i të dënuarve, investimet në sistemin penitenciar dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve tona njerëzore. Të angazhuar maksimalisht për reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe sistemin penitenciar!”, shkruan Manja në rrjetin social në Facebook.

Britania e Madhe dhe Shqipëria ranë dakord një vit më parë për transferimin në vendin tonë të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Marrëveshja u arrit pas takimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij britanik Rishi Sunak në dhjetor të vitit 2022.

Pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023, Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria parashikohet të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar”, shpjegonte në njoftimin e saj, Ministria e Drejtësisë në maj të vitit 2023.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”, Hamilton çmend tifozët

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…

1 hour ago

Liverpool bën 7 nga 7, përmbysje të çmendura nga Barça e Atletico

Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…

1 hour ago

Zbulohet treshja e moderatoreve që do prezantojnë Eurovision 2025

Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…

1 hour ago

Trump synon vendosjen e tarifës 10% ndaj Kinës duke filluar nga 1 shkurti

Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…

1 hour ago

Turqi- U hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve, rritet bilanci i viktimave nga zjarri në hotel

Shtatëdhjetë e gjashtë persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në hotelin…

1 hour ago

Celibashi: Vota e diasporës 100% e sigurt, fleta jepet në dorë ose kthehet në KQZ

Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj…

1 hour ago

This website uses cookies.