Transformimi i hyrjes së Shkodrës – Rama: Këtë qytet do e bëjmë siç i ka hije, kemi hasur vështirësi me shpronësimet!

hyrja e shkodres foto

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “Sy m’ Sy” ku u pyet se kur do të përfundojë hyrja e Shkodrës.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “Hyrja e Shkodrës është në proces.

 Kemi pasur një procedurë jo të lehtë dhe jo dhe aq të shpejtë për arsye teknike me shpronësimet”.

Rama theksoi se, “gjithçka është gati, projekti është fantastik dhe Shkodra më në fund është qytet siç i ka hije, me hyrjen siç i ka hije sepse deri më sot ka qenë e fshehur pas një hyrjeje katastrofike dhe krejtësisht të padenjë për emrin dhe për reputacionin e Shkodrës”.        

Një ditë më pare,  Këshilli i Ministrave miratoi shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”.

Sipas këtij vendimi, pronarët do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej rreth 403 milon lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.