Transformimi i shkollës “Ndre Mjeda”- Qindra nxënës do ta zhvillojnë mësimin në kushte dinjitoze

shkolla ndre mjeda projekt

Një tjetër kantier pune i është shtuar Shkodrës, ku ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda”.

Ky është një investim tjetër që Bashkia Shkodër ka përfituar nga aplikimi i projekteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë Shqiptare.

 Një ndërhyrje e shumëpritur për këtë shkollë me traditë dhe histori, që ka shërbyer për breza të shumtë të qytetit.

Video e punimeve nga shkolla u shpërnda ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Vlera e investimit me TVSH është rreth 130 milion lekë, ndërsa afati i punimeve është 12 muaj.

Me një pamje krejtësisht të re dhe kushte bashkëkohore, shkolla do të presë së shpejti në mjedisin e saj të ri mbi 700 nxënës dhe mësues.

Shkodra ka hyrë në një fazë të re investimesh në institucionet arsimore.

 Në sajë të mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, puna po vijon edhe në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës” dhe “Kolë Idromeno”, ndërsa janë ndërtuar dy terrene sportive në shkollat “Prenk Jakova” dhe “Adem Haxhija”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.