Një tjetër kantier pune i është shtuar Shkodrës, ku ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda”.
Ky është një investim tjetër që Bashkia Shkodër ka përfituar nga aplikimi i projekteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë Shqiptare.
Një ndërhyrje e shumëpritur për këtë shkollë me traditë dhe histori, që ka shërbyer për breza të shumtë të qytetit.
Video e punimeve nga shkolla u shpërnda ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Vlera e investimit me TVSH është rreth 130 milion lekë, ndërsa afati i punimeve është 12 muaj.
Me një pamje krejtësisht të re dhe kushte bashkëkohore, shkolla do të presë së shpejti në mjedisin e saj të ri mbi 700 nxënës dhe mësues.
Shkodra ka hyrë në një fazë të re investimesh në institucionet arsimore.
Në sajë të mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, puna po vijon edhe në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës” dhe “Kolë Idromeno”, ndërsa janë ndërtuar dy terrene sportive në shkollat “Prenk Jakova” dhe “Adem Haxhija”.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.