Categories: LajmePolitikë

Transformimi i turizmit, Rama: Realitet ndryshe nga e kaluara. Nevojitet gërshetim i natyrës me arkitekturën

Duke bërë një pasqyrim të shpejtë të regjimit diktatorial dhe izolimit të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer gjatë takimit të 70-të të Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit gjithë transformimin që ka pësuar vendi ynë, kryesisht në turizëm.

Ai deklaroi se Shqipëria nga një vendthellësisht në izolim, është shndërruar në një vend që synon të zërë vendin e parë sa i përket turizmit.

Në këto vite jetë  tonat, ne kemi njohur një periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë e të veçuar nga të gjithë ju që keni ardhur nga perëndimi dhe lindja.

Për ju që vini nga lindja mund ta kuptoni më mirë gjithçka kemi kaluar, por ajo që kemi kaluar ne është përtej imagjinatës së izolimit dhe brutaliteti që kam hasur.

Deri përpara 3 dhjetëvjeçarësh kemi pasur vetëm 5 mijë turistë. Kanë qenë turistë marksistë-leninistë, dhe vinin nga partitë e majta ekstreme dhe kishin mundësi të vinin në Shqipëri që asokohe ishte Koreja e Veriut në Europë.

Ata kalonin doganën në Aeroportin e Rinasit dhe menjëherë duhet të kalonin te berberi nëse kishin mjekër ose flokë të gjata.

Mendoni sa i thellë ka qenë izolimi. Ndërkohë sot është tërësisht ndryshe, me shifra të larta të turizmit”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri theksin te nevoja për gërshetim të natyrës me arkitekturës. Ai u shpreh se rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri, përpos suksesit, mbart me vete edhe mjaft sfida, për të cilat do duhet që të gjenden zgjidhje.

Ju e dini që ky nuk është sukses në vetvete, por edhe sfidë e madhe. Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendojmë e zgjidhim që Shqipëria të ecë në mënyrë të qëndrueshme.

Duhet të ruajmë natyrën, të ndërtojmë arkitekturë të bukur, të mahnitshme dhe duhen gërshetuar këto të dyja”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.