Transformon infrastrukturën dhe turizmin – Hapen 4.1 km rrugë në aksin Zogaj- Shirokë, bizneset e banorët optimistë

shiroke zogaj rruga info

Punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Shirokë-Zogaj, një investim i Qeverisë Shqiptare ku përfituese është Bashkia Shkodër, po ecin me ritme të shpejta, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së zonës.

 Për ata të cilët kanë investuar në bujtina dhe restorante në zonë dhe banorët e Zogajve ky është një investim i shumëpritur.

 Të tillë e konsiderojnë dhe ato punonjës të cilët vijnë çdo ditë nga Shkodra për të punuar në restorantet e zonës, të cilët tregojnë se kanë hasur shumë vështirësi për shkak të infrastrukturës, por tashmë janë optimistë për zhvillimin e zonës.

Puna ka filluar me intensitet të lartë në ditët e para të janarit, ku deri tani janë hapur 4.1 kilometra të para të rrugës.

 Po ashtu, ka përfunduar ndërtimi i bypass-it në qendër të fshatit Zogaj, një segment kyç për lehtësimin e qarkullimit dhe aksesit në zonë.

Me përfundimin e këtij investimi, Zogaj do të marrë vemendje jo vetëm si një fshat turistik me peizazh piktoresk dhe më i aksesueshëm, por edhe në një koridor të rëndësishëm turistik duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vizitorëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.