“Transparenca dhe aksesi në informacion”, Rama: Të shmangim dezinformimin

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën e Komisionerëve të Informimit, vuri theksin në tre çështje kryesore, sikurse investimi në infrastrukturën digjitale, nxitja e kulturës së transparencës në institucionet publike dhe “përqafimi i dritës”.

Kreu i qeverisë në krye të fjalës së tij u shpreh se e drejta për informim është një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale.

Ai deklaroi se ekspozimi i informacionit dhe përdorimi i tij në maksimum për ta nxjerrë gjithçka në dritë, është mjet mjaft efektiv kundër keqinformimit dhe dezinfomimit.

“Sfidë është si të bëjmë që të rriturit të mos I tremben dritës e si ti bëjmë qeveritë e institucionet të mos I tremben dritës.

Në këtë kontekst dua të shtoj se e drejta për informimin është një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale.

Jam i vetëdijshëm që ky përparim thotë shumë për atë prej nga vijmë e ndërkohë tregon se nuk është e mjaftueshme krahasuar me ku duam të arrijmë. Për të garantuar që të gjithë të kuptojnë se ekspozimi i informacionit dhe përdorimi i tij në maksimum për ta nxjerrë gjithçka në dritë është mjet mjaft efektiv kundër dezinfomimit”, u shpreh kryeministri Rama.

Ky i fundit deklaroi se një tjetër sfidë është hendeku mes hartimit të ligjeve e zbatimit të tyre.

Ai bëri me dije më tej se në fund të muajit qershor do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme vjetore për të drejtën e informimit, si ballafaqim mes fakteve e institucioneve, ndërmjet asaj që shkruhet në ligje e asaj çka zbatohet.

Në fund të qershorit do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme vjetore për të drejtën e informimit të cilën e kemi konceptuar me zyrën e komisionerit si ballafaqim mes fakteve e institucioneve, ndërmjet asaj që shkruhet në ligjet tona e asaj çka zbatohet.

Hendeku midis hartimit të ligjeve e zbatimit të tyre është sfidë për shumë prej nesh. Sepse ne jemi vende e njerëz që ndajmë një mendësi kur bëhet fjalë për të drejtën e informimit, por nuk jemi suedezë.

E drejta për informim përballet me një kërcënim të madh, në një kohë kur kemi në dispozicion një mundësi të jashtëzakonshme.

 Të vijojmë të investojmë në infrastrukturën digjitale dhe programet e edukimit që qytetarët të përdorin me efektivitet platformat digjitale.

Të nxisim kulturë transparence në institucionet publike, duke nënvizuar rëndësinë e konsultimeve publike dhe qeverisjes me pjesëmarrje.

Për të mos pasur frikë nga drita, por për ta përqafuar atë, e për të punuar ngushtësisht me zyrën e komisionerit, avokati i popullit”, tha ndër të tjera Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

9 minutes ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

11 minutes ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

13 minutes ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

15 minutes ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

16 minutes ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

18 minutes ago

This website uses cookies.