Transparencë qiradhënies, BE kërkon rregulla të reja për platformat e akomodimit “Airbnb” dhe “Booking.com”

38a00ad0e57748ada0a29b107f6c1f11

38a00ad0e57748ada0a29b107f6c1f11

Platformat e akomodimit në internet si “Airbnb” dhe “Booking.com” do të duhet të ndajnë më shumë të dhëna me autoritetet në vendet anëtare të BE-së ku operojnë, ka njoftuar përmesë një shkrimi  Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

“Propozimi për një rregullore synon të rrisë transparencën në fushën e qiradhënies afatshkurtër të akomodimit dhe të ndihmojë autoritetet publike të rregullojnë këtë pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të sektorit të turizmit”, u njoftua nga KE.

Ndërsa raportuesi i Parlamentit Evropian Kim Van Sparrentak tha se qytetet po luftojnë me një shpërthim të qirave të paligjshme për pushime. Kjo e vë nën presion jetueshmërinë dhe përballueshmërinë e qyteteve anembanë Evropës.

Pronarët janë në gjendje të fitojnë më shumë nga qiratë afatshkurtra për turistët sesa nga qiramarrësit e përhershëm, por kjo çon në mungesa në tregun e qirave për banorët.

Destinacionet e njohura të BE-së, si Amsterdami, Berlini dhe Dublini tashmë vendosin kufizime për sa kohë mund të lejohet akomodimi për turistët, dhe të dhënat e reja synojnë të lehtësojnë zbatimin e këtyre rregullave. Rregullat do të hyjnë në fuqi brenda dy viteve. Platformave do t’u kërkohet të ndajnë të dhënat e tyre çdo muaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.