Categories: Lajme

“Transparent Albania”, Rama: Urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për transparencë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re “Transparent Albania”, një nismë që synon të krijojë një lidhje më të ngushtë dhe më transparente midis qeverisë dhe qytetarëve, duke ofruar akses më të madh në informacion mbi buxhetin dhe shpenzimet e institucioneve në vend.

Rama e përshkroi këtë platformë si një “urë të re lidhëse” që do të sigurojë një akses më të gjerë informacioni për qytetarët, median dhe punonjësit e informacionit në kohë reale. Sipas tij, kjo do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të shtetit të së drejtës dhe në transparencën e qeverisjes.

“Kjo është një urë e re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve  për të garantuar një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhëniet e qytetarët me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë. Është një platformë që shkon në përputhje me ambicien tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë europian në aspektin e standardeve të një shtetit europain të së drejtës dhe është nga ana tjetër një mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më të gjerë informacioni në kohë reale edhe për të gjithë punonjësit e informacionit, për të gjitha mediat.

Do rris përgjegjësinë e institucioneve dhe pushtetit ekzekutiv sepse ekspozimi do të jetë shumë i lartë që do të thotë edhe nevoja për të performuar në kohë reale shumë më mirë do të jetë e vetëdijshme për të gjitha institucionet. Risia është përditësimi i saj në kohë reale duke pasur parasysh volumin e informacionit që duhet përditësuar”, tha Rama.

Rama theksoi se transparenca dhe komunikimi i qartë me qytetarët janë elementë kritikë për të forcuar demokracinë dhe besimin publik.

Një tjetër pikë të rëndësishme që do të ofrojë kjo platformë, për kryeministrin, do të jetë edhe  marra e informacionit nga vetë institucionet lidhur me temat e diskutueshme siç janë PPP-të.

“Një tjetër element që do të ketë platforma është i dobishëm që ka të bëjë me çështjet e aktualitetit që zënë një vend të caktuar në debatin publik lidhur me shpenzimet dhe prokurimet dhe partneritetet publike-private dhe që hedhin dyshime apo krijojnë dyshime. Atëherë institucioni përkatës të shprehet në mënyrë transparente dhe ti jap publikut mundësinë që teksa dëgjon një debat të caktuar mes palëve të ndjek edhe versionin e institucionit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe që ka bota e informacionit nga njëra anë rëndomë nuk kërkohet nga burimet e informacionit, pra media nuk e kërkon opinionin zyrtar lidhur me një çështje, por edhe më keq se kaq, nga ana tjetër, vetë institucionet nuk e bëjnë. Por kjo është shumë e rëndësishme për t’u bërë. Vendosja përballë e opinioneve të ndryshme që lidhen me interesa të ndryshme është pjesë e pandashme e demokracisë, por dhënia e informacionit publik është detyrë e vetë institucionit”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

12 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

13 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

15 hours ago

This website uses cookies.