Transport droge nga Shkodra / Policia prangos 3 persona, i sekuestrohen 40 kg kanabis
Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’, policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona, konkretisht Ergys Markaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, Dorjan Salla, 26-vjeç dhe Artur Demiri, 37-vjeç. Arrestimi i tyre u krye në aksin rrugor ‘Shkodër-Tiranë’ në fshatin Gocaj të Lezhës, pasi policia ndaloi mjetin tip ‘Renault’ me të cilin po udhëtonin 3 trafikantët dhe ku dyshohej se po transportonin lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit, policia gjeti 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.
Dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga Ergys Markaj, po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 4 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.