Lajme

Transporti i mbetjeve të rrezikshme, Rama: Opozita shpif, hetimet do japin përgjigjen përfundimtare

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës mbi transportin e mbetjeve të rrezikshme që pretendohet të kenë kaluar përmes portit të Durrës me destinacion Tajlandën dhe Kinën.

Ai i ka cilësuar akuzat e opozitës si shpifje ndërkohë që sipas tij, prokuroria shqiptare dhe OLAF po vijojnë hetimet për të dhënën përgjigjen përfundimtare.

Ndërsa prokuroria shqiptare dhe OLAF po vijojnë hetimet, goja e pangishme e politikës së urrejtjes ka ngritur akuzat dhe ka caktuar fajtorët.

Akuzat janë ekstreme dhe fajtorët janë kriminelët e regjimit imagjinmar me mua në krye që me këtë rast jam vënë nën akuzën 1315 duke llogaritur se qysh se ajo gojë shumë tellallshe është marrë me mua që kur kam hyrë në politikë më është bërë si rregull; 1 akuzë në javë. Tellallët janë shpallur shpifës nga gjykata me vendim të formës së prerë dhe gjyqet vazhdojnë”, u shpreh Rama në fjalën e tij në Kuvend, pas interpelancës së kërkuar nga Gazment Bardhi.

Duke iu referuar dy rasteve të transportit nga Elbasani dhe Kosova në drejtim të Tajlandës dhe Kinës përmes portit të Durrësit, kryeministri Rama shpjegoi se në këto transporte nuk kemi të bëjmë me mallra të rrezikshme pasi janë certifikuar edhe nga vendet e BE-së që kanë shërbyer si pika tranziti për të vijuar më pas për në destinacion.

Por këtu kemi të bëjmë me ndjeshmërinë e shqiptarëve kur iu flitet për mbetje të rrezikshme nga ku po dëmtohet edhe shëndeti i Kinës, kam detyrimin që të sjell faktet e thjesht pastaj vetëm hetimi në vazhdim mund të japë një përgjigje konkrete dhe përfundimtare për këto 2 raste të përfolura.

A është bërë transporti i mbetjeve të rrezikshme?

Transporti i mallrave në fjalë nuk është eksport i mbetjeve të rrezikshme. Në të dyja rastet, të atij nga Elbasani drejt Tajlandës përmes Durrësit dhe atij të Kosovës drejt Kinës po përmes Durrësit, mallrat e deklaruara janë transportuar drejt vendeve evropiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave ndërkombëtare. Kanë qëndruar në vendet e BE-së ku askush nuk i ka penguar dhe më pas janë lejuar të vijojnë normalisht itinerarin e tyre”, tha më tej Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

12 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

12 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

12 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

12 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

12 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

13 hours ago

This website uses cookies.