Lajme

Transporti publik në qytet – Qytetarët ankohen për kohën e gjatë të pritjes së urbanit

Transporti urban në Shkodër vijon të përballet me problematika.

Rrugët e qytetit janë të mbingarkuara për shkak të parkimit të makinave në anë të tyre, çka ndikon drejtpërdrejtë në rëndesën e trafikut si dhe vonesat në qarkullimin e mjeteve të transportit publik.

Qytetarët që presin në stacione  shprehen të pakënaqur, kryesisht për kohën e gjatë të pritjes.

Bashkia e Shkodrës ka në plan një projekt për modernizimin e stacioneve të transportit urban, por aktualisht shumë prej tyre ndodhen në kushte jashtë standardit dhe nuk ofrojnë mbrojtje apo rehati për udhëtarët.

Në qytet funksionojnë ende vetëm dy linja urbane: Fermentim – Bahçallek dhe Shkodër – Zogaj, të cilat nuk mbulojnë të gjitha zonat.

Qytetarët shpresojnë në përmirësime të këtij shërbimi i cili do ta bënte lëvizjen më të lehtë për ta.

Blerti Delija

Recent Posts

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

18 minutes ago

Aksident në qendër të qytetit – Një burrë rreth 60 vjeç  përfundoi në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në qendrër të qytetit të Shkodrës.…

25 minutes ago

Rritja e çmimeve në tregje – Qytetarët: Jo vetëm ushqimet, por edhe perimet e zarzavatet me çmime “të kripura”

Ndonëse ardhja e pranverës dhe rritja e mundësive për prodhim vendas do të çonte në…

28 minutes ago

Shiroka hap dyert për vizitorët – Qytetarët: Ka ajër të pastër, bukuri natyrore dhe ndryshime në menaxhim

Përgatitja për nisjen e  sezonin turistik ka nisur jo vetëm nga ana e bizneseve, por…

40 minutes ago

Rruga “Marin Biçikemi” drejt rikonstruksionit total – Qytetarët: Ky investim jetik për ne, i munguar ndër vite

Bashkia Shkodër po vijon punimet për rikonstruksionin e rrugës “Marin Biçikemi”, në segmentin pranë pallateve,…

42 minutes ago

“Tranzicioni i gjelbër dhe ekonomia qarkulluese” – Leksion i hapur në UNISHK me pjesëmarrjen e ekspertes austriake Freitag

Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK u zhvillua këtë të premte një leksion i…

43 minutes ago

This website uses cookies.