Transporti publik, Shkreli: Mbetet sfidë pasi operatorët nuk kanë interes

Në Bashkinë Vau Dejës mungon shërbimi i transportit urban. Banorët e zonës tregojnë se ky shërbim nuk është ofruar asnjëherë, ndonëse nevoja është e madhe.
Kryebashkiaku i Vau Dejës, Kristian Shkreli, bën me dije se ka zhvilluar takime me grupet e interesit, por ofrimi i këtij shërbimi për një numër kaq të pakët banorësh është tejet i vështirë.
Zgjidhja e problemit të transportit publik, infrastruktura dhe krijimi i këshillit rinor kanë qënë disa prej premtimeve që kandidatët kanë nënshkruar pëmes kontratës sociale.
Kontrata sociale ka afat 4 vite për plotësimin e këtyre premtimeve, ndërkohë që për gratë e zonës venia në funksion e transportit publik brenda territorit të Bashkisë Vau Dejës mbetet me emergjente.