Transporti urban në qytet, Dervishi: Shumë shpejt do të ketë përmirësim të linjës

Lidhur me situatën e shërbimit urban në Shkodër ku qytetarët shkodranë shprehen të shqetësuar për shërbimin që kjo linjë ofron.
Ka reaguar edhe administratori i shërbimit urban Melidon Dervishi.
Dervishi thekson se duhet një bashkëpunim i të gjithëve për të rregulluar këtë situatë.
Mos ajrimi, dhe vonesat në orare janë vetëm disa prej shqetësimeve me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në autobusët e linjave urbane.
Drejtuesit e kompanisë së transportit publik bëjnë të ditur se shumë shpejt do të ketë përmiresim të linjës.