Transporti urban në qytet, mungesa e ajrimit dhe vonesat në orare, janë disa prej shqetësimeve

Linjat urbane janë zgjidhja që shumë qytetarë në Shkodër kanë për të mbërritur në destinacionin e tyre.
Por çka i shqetëson qyetarët është shërbimi që kjo linjë ofron .
Mos ajrimi, dhe vonesat në orare janë vetëm disa prej shqetësimeve me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në autobusët e linjave urbane.
Ndodhur në këto kushte, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve ,pasi shërbimi që ofrohet në linjat urbane nuk e justifikon çmimin prej 40 lekësh.
Ndërkohë, në lidhje me këtë situatë, drejtuesit e kompanisë së transportit publik bëjnë të ditur se në shtator do të ketë ristrukturim të kësaj linje.