Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Policia arreston 4 drejtuesit e automjeteve në Shkodër dhe Lezhë
Dy persona janë arrestuar në Shkodër, teksa u kapën duke transportuar me një automjet, 3 emigrantë të paligjshëm nga India.Të rinjtë, 21 dhe 25 vjeç, u lokalizuan nga policia në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Dobër.Pas kontrollit në automjetin e tyre tip “Volsëvagen”, u konstatuan 3 emigrantë nga India, të cilët po transportoheshin, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme, me destinacion vendet e BE-së.Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 150 euro të dyshuara të përfituara nga transportimi. Edhe në Lezhë dy persona janë vënë në pranga, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bllokada”.Në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip “Benz” dhe tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasit Kujtim Ukaj dhe Edmir Jaho.Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt 500 eurove për person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.