“Tranzicioni i gjelbër dhe ekonomia qarkulluese” – Leksion i hapur në UNISHK me pjesëmarrjen e ekspertes austriake Freitag

Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK u zhvillua këtë të premte një leksion i hapur mbi tranzicionin e gjelbër dhe ekonominë qarkulluese, me pjesëmarrjen e ekspertes Dr. Daniela Zanini-Freitag nga Agjencia Austriake e Mjedisit.
Aktiviteti u organizua me synimin për të ndërgjegjësuar studentët rreth çështjeve të zhvillimit të qëndrueshëm.
Gjatë leksionit, Dr. Zanini-Freitag ndau përvoja ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë që ka edukimi mjedisor në krijimin e një ekonomie më të drejtë dhe më të pastër.
“Ndikimi mjedisor ka një efekt të madh në mënyrë të veçantë në ekonominë qarkulluese të një vendi. Ai përbën çelësin kryesor të reduktimit të mbetjeve dhe maksimizimin e përdorimit të burimeve natyrore” u shpreh ekspertja e Agjencisë Austriake të Mjedisit, Freitag.
Pjesëmarrja e studentëve reflektoi interesin e tyre për të kontribuar në politika dhe praktika të gjelbra në të ardhmen.