Lajme

“Tranzicioni i gjelbër dhe ekonomia qarkulluese” – Leksion i hapur në UNISHK me pjesëmarrjen e ekspertes austriake Freitag

Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK u zhvillua këtë të premte një leksion i hapur mbi tranzicionin e gjelbër dhe ekonominë qarkulluese, me pjesëmarrjen e ekspertes Dr. Daniela Zanini-Freitag nga Agjencia Austriake e Mjedisit.

Aktiviteti u organizua me synimin për të ndërgjegjësuar studentët rreth çështjeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë leksionit, Dr. Zanini-Freitag ndau përvoja ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë që ka edukimi mjedisor në krijimin e një ekonomie më të drejtë dhe më të pastër.

“Ndikimi mjedisor ka një efekt të madh në mënyrë të veçantë në ekonominë qarkulluese të një vendi. Ai përbën çelësin kryesor të reduktimit të mbetjeve dhe maksimizimin e përdorimit të burimeve natyrore” u shpreh ekspertja e Agjencisë Austriake të  Mjedisit, Freitag.

Pjesëmarrja e studentëve reflektoi interesin e tyre për të kontribuar në politika dhe praktika të gjelbra në të ardhmen.

Blerti Delija

Recent Posts

Transporti publik në qytet – Qytetarët ankohen për kohën e gjatë të pritjes së urbanit

Transporti urban në Shkodër vijon të përballet me problematika. Rrugët e qytetit janë të mbingarkuara…

3 minutes ago

Shiroka hap dyert për vizitorët – Qytetarët: Ka ajër të pastër, bukuri natyrore dhe ndryshime në menaxhim

Përgatitja për nisjen e  sezonin turistik ka nisur jo vetëm nga ana e bizneseve, por…

12 minutes ago

Rruga “Marin Biçikemi” drejt rikonstruksionit total – Qytetarët: Ky investim jetik për ne, i munguar ndër vite

Bashkia Shkodër po vijon punimet për rikonstruksionin e rrugës “Marin Biçikemi”, në segmentin pranë pallateve,…

13 minutes ago

Dita Botërore e Kafshëve Endacake – Sterilizimi dhe adoptimi, zgjidhje për problemin në rrugët e qytetit

Në rrugët e Shkodrës nuk janë të pakta rastet e kafshëve të braktisura, që përballen…

25 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH: Java e 33-të luhet të dielën dhe të hënën

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën.…

38 minutes ago

Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, kryefjala e punës së Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë ka prezantuar platformën e re të konsultimit publik, një nismë që synon…

41 minutes ago

This website uses cookies.