Trashëgimia Kulturore e Shkodrës, studentët njihen me sitet promovuese të platformës “VisitShkodër”
Trashëgimia Kulturore nëpërmjet platformës “VisitShkodër”, ishte tema e një aktiviteti të organizuar nga Departamenti i Historisë dhe Departamenti i Informatikës të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, që ka për qëllim promovimin dhe njohuritë e objekteve kulturore dhe historike të këtij qyteti.
Ideatori i krijimit të kësaj platform, Noel Ljarja, student i informatikës në USH shprehet në lidhje me krijimin e Website.
“VisitShkodër”, është një platformë online e ideuar për zhvillimin dhe informimin dixhital për qytetin e Shkodrës. Kjo faqe ka si synim prezantimin e qytetit, si nga ana kulturore dhe turistike, ashtu edhe nga ana e shërbimeve dhe aktiviteteve që ofrohen.