Trazirat në Athinë pas vrasjes së një tifozi, anulohet takimi i Ballës me homologun grek
Takimi i planifikuar mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut grek, Giannis Oikonomou është anuluar për shkak të trazirave të regjistruara të hënën në Athinë mes tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagrebit, ku për pasojë humbi jetën një i ri.
Balla dhe Oikonomou do të takoheshin në Qendrën e Përbashkët Operacionale në Kakavijë, ndërsa tashmë takimi i përbashkët do të zhvillohet nga drejtorët e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë.
Një 22-vjeçar grek humbi jetën mbrëmjen e së hënës (7 gusht) në Athinë, për shkak të përleshjeve mes tifozëve të AEK dhe të Dinamo Zagrebit. Tetë persona mbetën të plagosur, tre grekë dhe 5 kroatë. Autoritetet greke kanë arrestuar mbi 90 persona të përfshirë në incident.
Ndeshja mes dy skuadrave kroate dhe greke është planifikuar për sot (8 gusht).
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.