Trazirat në Bangladesh, nobelisti Muhamad Junus përkohësisht në krye të qeverisë

Nobelisti Muhamad Junus (o. Muhammad Yunus) do të drejtojë përkohësisht qeverinë e Bangladeshit në vend të kryeministres që dha dorëheqjen pas protestave që i morën jetën rreth 300 personave.

Junus njihet si “bankieri i të varfërve më të varfër” dhe e ka kritikuar kryeministren Sheik Hasina. Ai u zgjodh të martën vonë nga liderët e studentëve, shefat ushtarake, biznesmenë dhe pjesëtarët të shoqërisë civile.

Hasina u detyrua të hënën të largohet nga vendi për shkak të protestave disajavore antiqeveritare kundër kuotës për punësimet në qeveri. Më 21 korrik, Gjykata e Lartë e rishikoi kuotën, që lejonte një të tretën e posteve në qeveri të shkonin për pasardhësit e veteranëve, të cilët luftuan në vitin 1971 në Luftën për Çlirimin e Bangladeshit.

Më 4 gusht, operacionet e policisë kundër protestuesve rezultuan në vrasjen e gati 100 vetave. Kryeministrja Hasina i dha fund pushtetit të saj 15-vjeçar një ditë më vonë. Mërzia ndaj saj ishte aq e madhe sa edhe statuja e babait të saj ikonë e lirisë, Sheik Muxhebur Rahman, u shembën apo u shkarravitën.

Kryeministri i përkohshëm Junus thuhet se e ka pranuar detyrën. 83-vjeçari ndodhet në Paris si këshilltar për organizatorët e Lojërave Olimpike. Dorëheqjen e kryeministres Hasina ai e konsideroi si “ditën e dytë të çlirimit të vendit” nga një “gjakpirëse”.

Junus fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2006 për përdorimin e mikrokredive si mjet për të ndihmuar popujt e varfër, sidomos gratë. Ai është ekonomist dhe bankier me profesion, dhe banka të cilën themeloi në vitin 1983, Grameen Bank, u siguronte kredi të vogla sipërmarrësve të cilët normalisht nuk përmbushnin kushtet për t’i marrë ato. /APAJ

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.