Trazirat në parlament, përjashtohen edhe tre deputetë të opozitës

Trazirat ne parlament

Trazirat ne parlament

    
Sekretariati i Etikës në parlamentin shqiptar, mori vendim për të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e parlamenti tre deputetë të opozitës Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi u mor menjëherë pas seances plenare të së enjtes, me argumentin se ata kane larguar nga vendet karriget e deputetëve duke i vendosur si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. 

Masa disiplinore ndaj tre deputeteve u morr edhe për faktin se ata përdoren tymuese në seancë plenare. Në kërkesën për mase disiplinore që mazhoranca i dërgoi Kuvendit  theksohet se deputeti Korreshi,  i mori tymueset nga deputetet Hoti dhe Metaliaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.