Tre dekada pa ujë, banorët e Hotit të Ri peticion Bashkisë Shkodër që në vitin 2021
Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm është një ndër problemet më të mëdha me të cilin përballen rreth 300 familje në fshatin Hot i Ri në njësinë administrative Rrethina.Ky problem është prezent prej gati 30 vitesh në këtë zonë. Banorët e fshatit Hot i Ri tregojnë se instalimet e tubacioneve të ujit pijshëm kanë përfunduar vite më parë, por uji akoma nuk ka mbërritur në banesat e tyre.
Në nëntor të vitit 2021 banorët kanë nënshkruar një peticion drejtuar Bashkisë për zgjidhjen e këtyre problematikave.Dy prej këtyre projekteve ai I ujit të pijshëm dhe për sistemin vaditës sipas tyre janë miratuar, por ende vijojnë që të mos kenë ujë nëpër shtëpitë e tyre.