Tre dekada vullnetarë/Roza dhe Rrok Daka çdo verë në shërbim të PAK

Roza dhe Rrok Daka prej 3 dekadash verën e tyre ua dedikojnë personave me aftësi të kufizuar. Shkak është bërë vajza e tyre me sindromën down. Ata thonë se tashmë ky kamp veror është bërë shtëpi e dytë për ta. Teksa Roza jep kontributin e saj në kuzhinë, Rroku merret me aktivitete dhe mbarëvajtjen e kampit. Tashmë në pension, Roza dhe Rroku janë të bindur që edhe vitet pasuese deri sat ë kenë shëndet do të jenë në përkujdsje të vajzës së tyre dhe fëmijëve të tjerë…