Tre gjerdanë WBC në një mbrëmje

tre gjerdane

tre gjerdane

Boksi profesionist pritet të ndezë mbrëmjen e së shtunës në sallën olimpike “Feti Borova”. Tre gjerdanë në versionin ËBC janë në lojë, ndërsa për to, në një ndeshje me dhjetë raunde, do të konkurrojnë për Shqipërinë, Nelson Hysa, Denis Nurja dhe Alban Bërmeta. Në konferencën për shtyp të zhvilluar të premten, atje ku është bëre dhe peshimi i boksierëve. Hysa, Nurja dhe Bërmeta i janë përgjigjur pyetjeve të RTSH-së për nivelin e kundërshtarit, ndryshimin e boksit amator dhe atë profesionist, apo dhe për mundësinë e fitores në ring.

“Gjerdanin do ta mbajmë këtu, por Kampiona Bote nuk ka Shqipëria dhe nuk besoj se jemi afër. Megjithëse këtu ka shumë djem të rinj që do t’i afrohen shumë këtij trofeu”, shpjegon Nelson Hysa

“Jam stërvit fort për këtë ndeshje dhe shpresoj e kam shumë besim se do të shkojë çdo gjë mirë”, thotë Denis Nurja

“Normalisht që ngjitemi për fitore në ring dhe unë, edhe kundërshtari. Edhe pse është një kundërshtar i mirë dhe me eksperiencë, shpresojmë t’ia dalim”, bën të ditur Alban Bërmeta.

Federata Shqiptare e Boksit është në mbështetje të boksit profesionist, ndërsa për presidentin Florent Kalivopulli niveli është duke ardhur në rritje.

“Falë promotorëve, ndërsa dua të përmend në mënyrë të veçantë Nelsonin si promotor, boksier, apo dhe gjithë promotorët e tjerë shohim boksin në nivele të jashtëzakonshme”, thekson Florend Kalivopulli    

Mbrëmja e boksit nis të shtunën në ora 17:00, kurse ndeshjet kulmore për gjerdanin e artë në versionin WBC nisin më vonë, ndërsa në total do të jetë një numër prej rreth 13 ndeshjesh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.