Tre humbje jete në një javë, një 77-vjeçar gjendet i pajetë në liqenin e Komanit

Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit mëngjesin e së premtes. Policia thotë se 77- vjeçari banues në fshatin Buzhalë, dyshohet se është mbytur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Vetëm 6 ditë më parë një shtetase franceze, 39 vjeçe, ndërroi jetë po në liqenin e Komanit, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak në momentin që ka rënë në kontakt me ujin. Më herët edhe një 61-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Ai dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.