Lajme

Tre italianët refuzojnë dëshminë te “Sterilizimi”, Vokshi: Do i sjellë policia, dëshmitarët po avullojnë

Kryetarja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi njoftoi se 3 shtetasit italianë Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli kanë refuzuar të vijnë të dëshmojnë.

Sipas Vokshit kjo është hera e tretë që shtetasit italianë kanë refuzua dëshminë, ku shtoi se do të veprojë Policia e Shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në këtë komision hetimor.

“Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me e-mail për shkak të angazhimeve personale dhe pune në Itali dhe jashtë Shqipërisë edhe kohës së shkurtër të njoftimit, i kemi thirrur 3 herë e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar. Ligji parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision”, u shpreh Vokshi.

Shtetasit italianë janë administratorë apo pronarë të kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit, të përfshira në koncesionin e Sterilizimit.

Gjithashtu Vokshi ka ngritur shqetësimin se edhe dëshmitarët e tjerë si Artan Lleshi apo Altin Fani nuk kanë ardhur të dëshmojnë.

Vokshi u shpreh se dëshmitarët “po avullojnë” në një kohë kur dëshmia e tyre është shumë e rëndësishme për hetimin.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kampionati i vajzave: Luhet java e 17-të, spikat ndeshja Vllaznia-Apolonia

Pas zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, rikthehet këtë fundjavë kampionati i futbollit…

7 minutes ago

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me…

45 minutes ago

Kuvendi i Kosovës tenton sot për herë të gjashtë konstituuimin

 Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituuimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot…

1 hour ago

Lavrov: Rusia gati të mbyllë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, ka shprehur gatishmërinë e Rusisë për të lidhur një…

1 hour ago

Pullumbi: Qëndrueshmëria në bujqësi nuk është zgjedhje, por mënyra për të përparuar

Lorena Pullumbi, asistentpërfaqësuese e FAO-s në Shqipëri, u shpreh se “qëndrueshmëria në bujqësi nuk është…

2 hours ago

Vatikani përgatitet për funeralin e Papa Françeskut, liderët botërorë fluturojnë sot drejt Romës

Liderë nga e gjithë bota mbërrijnë këtë të premte (25 prill) në Romë për t’i…

2 hours ago