Tre mijë ekzemplarë të Blinit, pritet që shumë shpejt të hidhen në liqen ekzemplarë të peshkut të Blinit

Gjuetia e paligjshme, ndotja e liqenit si dhe disa faktorë të tjerë kanë bërë që disa lloje peshqish sot të mos egzistojnë në Liqenin e Shkodrës Një prej tyre është Blini, ky peshk i cili në Evropë rritej vetëm në liqenin më të madh në Ballkan. Drejtuesi i Organizatës së Menaxhim Peshkimit, Arjan Çinari thotë se po punon në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë për hedhjen e rreth 3 mijë ekzemplarëve në Liqenin e Shkodrës

Në fillimin e viteve ’90, zona ku Blini jetonte filloi të tkurrej gjithnjë e më shumë derisa, para 10 viteve, u arrit në konstatimin se nuk ka mbetur më asnjë ekzemplar peshku i tillë në Liqenin e Shkodrës. Ky shkatërrim i ekosistemit ka ardhur si pasojë e gjuetisë pa kriter, përdorimit të dinamitit dhe në veçanti të korentit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.